Flash

Ndërtimet e paligjshme në Vlorë/ Në pranga 1 person, 4 të tjerë hetohen në gjendje të lirë

Lapsi.al 2 June 2021
Ndërtimet e paligjshme në Vlorë/ Në pranga 1 person, 4

Një person është arrestuar dhe katër të tjerë po hetohen nga policia, pasi dyshohet se kanë bërë ndërtime pa leje. Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale R.Ç është arrestuar, pasi ka ndërtuar pa leje dy objekte, në fshatin Lukovë të Himarës. Po ashtu, blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se vëllezërit me iniciale A. L., D. L. dhe A. L. po hetohen, pasi kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në fshatin Radhimë të Orikumit.

Një ditë ma parë, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët për ndërtimet pa leje, duke theksuar se “pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI