Flash

Operacioni antidrogë në Krujë, gjykata vendos masën për tre të arrestuarit e fundit

Lapsi.al 2 June 2021
Operacioni antidrogë në Krujë, gjykata vendos masën për

Gjykata e Krujës, ka vendosur masën për tre të arrestuarit e fundit në operacionin anti-kanabis në Fushë-Krujë.

Mësohet se gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Erald Kacelin, ndërsa ka lënë në burg Marsel Locin dhe Asllan Deliun.

Kujtojmë se ditën e djeshme është dhënë masa për 13 të arrestuarit e tjerë. Gjykata e Krujës vendosi “arrest shtëpie” për Muasit Vathin, Dashamir Deliun, Refik Kullajn, Sokol Kullajn dhe Xhavit Kullajn.

Ndërsa, Fetije Kullaj, dhe Erjon Deli janë lënë në burg.

Operacioni i koduar anti-kanabis “Agimi”, u reliziua në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë  më 30 maj, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës.

Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI