Flash

Hiqet aboneja e përgjithshme në Tiranë për 3 muaj

Lapsi.al 29 May 2021
Hiqet aboneja e përgjithshme në Tiranë për 3 muaj

Qytetarët në Tiranë nga qershori deri në gusht nuk do të kenë mundësi të përdorin abonenë e përgjithshme prej 1600 lekësh për të udhëtuar me linjat urbane në kryeqytet. Ky vendim që pritet të miratohet të hënën nga Këshilli Bashkiak, bëhet për arsye se nga 1 qershori bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik, por për këtë duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit.

Operatorët thonë sipas projektvendimit se ato janë në nivele minimale pasi pandemia e  ka vënë në vështirësi transportin publik. Për tre muajt në vijim për të lëvizur në Tiranë qytetarët duhet të paguajnë biletën e cila vetëm për një udhëtim kushton 40 lekë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI