Flash

Zjarr masiv në një pallat në Kinë, 14 të vdekur dhe 38 të plagosur

Lapsi.al 9 November 2026

Zjarr masiv në një pallat në Kinë, 14 të vdekur dhe 38

Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat apartamentesh në qytetin Taiyuan, në provincën Shanxi të Kinës, u ka marrë jetën 14 personave, ndërsa 38 të tjerë janë dërguar në spital. Sipas mediave, zjarri shpërtheu të dielën në orën 16:59 me kohën lokale, në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Flakët u shuan rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi në orën 20:30. Si pasojë e ngjarjes, 14 persona humbën jetën, ndërsa 38 të tjerë u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kineze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI