Flash

U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ për shkarkimin nga detyra

Lapsi.al 29 May 2021
U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin nga detyra në 17 Mars. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve. Megjithatë sipas ish-gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

 

Të këshilluara

Zhduket në Greqi 38-vjeçarja shqiptare

Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në ...

16:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI