Flash

Në kërkim për drogë dhe plagosje/ Arrestohet në Durrës 31-vjeçari, dërgohet përpara drejtësisë në Bari

Lapsi.al 18 May 2021
Në kërkim për drogë dhe plagosje/ Arrestohet në

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se një qytetar 31-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për disa vepra penale që variojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, vjedhja dhe plagosja me dashje. Kapja dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi në Itali, ku do të përballet me drejtësinë.

“Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale”Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI