Flash

Dibër/ Po ndërtonin pa leje, policia procedon penalisht 5 persona

Lapsi.al 18 May 2021
Dibër/ Po ndërtonin pa leje, policia procedon penalisht 5 persona

Policia e Dibrës ka evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në këtë zonë, e për këtë arsye, ka proceduar penalisht 5 personat: U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër.

Policia e Dibrës bën me dije se do të vijojë sërish kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, e i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë e denoncojnë rastet.

"Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI