Flash

Kurti: Do të sigurojmë 142 mijë vaksina deri në fund të majit

Lapsi.al 17 May 2021
Kurti: Do të sigurojmë 142 mijë vaksina deri në fund të

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zhvilluar seancën plenare të radhës, ku edhe po diskutohet programi qeverisës 2021-2025.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij u shpreh se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë ai theksoi se, qeveria ka një plan konkret për këtë situatë, ndërsa shtoi se masat e marra kanë rezultuar efektive.

Sipas tij Kosova deri në fund të muajit do të marrë 142 mijë vaksina të reja kundër koronavirusit.

“Ne kur erdhëm nuk gjetëm asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 mijë vaksina të reja. Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe rrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, deklaroi Kurti.

Më tej ai deklaroi se në 55 ditët e para të qeverisë janë bërë shumë punë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI