Flash

Netanyahu falenderon Shqipërinë, Erdogan kundër tij

Lapsi.al 16 May 2021
Netanyahu falenderon Shqipërinë, Erdogan kundër tij

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin e tij në konfliktin me Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen.

Lexo me tej:

7 çelsa për të kuptuar konfliktin izraelo palestinez

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Tëitter.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit, ndërsa qeveria shqiptare ka në këtë konflikt një qasje me pranë SHBA-së. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka një qëndrim të kundërt:Të kundërshtosh agresionin e Izraelit në qytetet palestineze dhe Jerusalemin është një detyrim nderi për të gjithë njerëzimin", theksoi Presidenti Erdogan."Ata që heshtin përballë gjakderdhjes që ka shkaktuar Izraeli, përballë arrogancës që po bën (Izraeli), apo ata që e mbështesin hapur atë duhet ta dinë se një ditë do të vijë radha e tyre", shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI