Flash

Basha: Ne e nisëm fushatën në krahun tuaj, do ta vazhdojmë betejën deri në fitoren e Shqipërisë

Lapsi.al 16 May 2021
Basha: Ne e nisëm fushatën në krahun tuaj, do ta vazhdojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin se beteja e tij do të vijojë deri në fitore, pas takimit të sotëm në Elbasan. Lideri demokrat thotë se fushata nisi në krahun e qytetarëve dhe për ta, prandaj beteja do të vijojë në krahun e tyre.

Basha thekson se beteja do të vazhdojë deri në fitoren e Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare.

"Ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë." shkruhet në statusin e Bashës.

Ditën e sotme lideri demokrat është ndalur në qytetin e Elbasanit në turin e takimeve post-elektorale. Nga ky qytet, Basha ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër vullnetin e Partisë Demokratike për të mos njohur zgjedhjet, duke ritheksuar se ato janë manipuluar e vjedhur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI