Flash

Përplasi 3 këmbësorë te stacioni i autobusit, arrestohet 49-vjeçarja

Lapsi.al 16 May 2021
Përplasi 3 këmbësorë te stacioni i autobusit, arrestohet

49-vjeçarja me inicialet F.Z. e cila shkaktoi një aksident në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga nga policia. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se shtetasja F. Z., 49 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

"Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI