Flash

Kosovë/ 40 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 3 viktima

Lapsi.al 15 May 2021
Kosovë/ 40 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI