Flash

Ambasada e SHBA-së dhe ambasadori Soreca urojnë besimtarët myslimanë

Lapsi.al 13 May 2021
Ambasada e SHBA-së dhe ambasadori Soreca urojnë besimtarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada përcjell urimet duke shpresuar që pavarësisht pandemisë, ky vit të sjellë shëndet dhe gëzime ne çdo familje.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin”, shkruan në facebook, Ambasada Amerikane.

Edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar besimtarët shqiptarë.

“Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja”,shkruhet në urimin e Sorecës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI