Flash

Kërkesat ankimore të PD për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ cakton relatorët

Lapsi.al 10 May 2021
Kërkesat ankimore të PD për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ cakton

KQZ ka përcaktuar sot përmes shortit, relatorët që do të shqyrtojnë kërkesat ankimore të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike depozitoi dje në KQZ dosjen ankimore për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe, në të cilat ajo pretendon qindra fakte konkrete të vjedhjes së votës dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve.

-Elvin Lako u përzgjodh relator për kërkesat e PD për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasan me nr.40.

-Elvis Çefa do të jetë relator për kërkesën e PD për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI për qarqet Berat me nr 34 dhe Durrës me nr. 34.

-Ilir Rusmajli u caktua relator i dy kërkesave të PD për qarkun Berat me nr.42 dhe Fier me nr. 44 dhe kërkesën e koalicionit ABEOK me nr.45.

-Koli Bele do të jetë relator për dy kërkesat e PD për qarkun Durrës me nr.37 dhe Gjirokastër me nr. 41 si dhe për kërkesën e LSI për qarkun Berat me nr.35.

-Ledio Braho është relator për kërkesën e PD për qarkun e Tiranës me nr 39, kërkesën e LSI për qarkun Gjirokastër me nr.33 dhe atë të ABEOK me nr.32.

Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.

 

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon dita me mot të kthjellët deri në mesditë kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare duke sjellë gjatë pasdites vetëm shira të izoluar në verilindje. ...

07:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI