Flash

Aksident në mes të qytetit të Lushnjes, 19-vjeçari përplas pastruesen e zyrave të OSHEE

Lapsi.al 10 May 2021
Aksident në mes të qytetit të Lushnjes, 19-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën. Mësohet se e plagosura është Ganimete Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër , por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur. 58-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit Igli Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon dita me mot të kthjellët deri në mesditë kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare duke sjellë gjatë pasdites vetëm shira të izoluar në verilindje. ...

07:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI