Flash

BE vendos të mos rinovojë kontratën me AstraZenecan

Lapsi.al 9 May 2021
BE vendos të mos rinovojë kontratën me AstraZenecan

Bashkimi Europian do të ndërpresë bashkëpunimin për blerjen e vaksinave anti-covid me AstraZenecan. Lajmin e ka dhënë Komisioneri Evropian i Tregtisë së Brendshme Thierry Breton.

“Për momentin Bashkimi Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinën kundër covid-19, AstraZenecan. Kontrata e vjetër do të përfundojë në fund të qershorit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”-tha Breton.

Ndërkohë përmirësimi i situatës pandemike dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë bërë që autoritetet në Spanjë të rishikojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën.

Kështu nga mesnata e së shtunës, në vendin iberik është hequr masa e ndalimit të udhëtimit mes rajoneve, e cila kishte hyrë në fuqi që në muajin tetor.

Po ashtu, në pjesën më të madhe të rajoneve është hequr dhe ora policore, duke rikthyer në këtë mënyrë një lloj normaliteti tek banorët e Spanjës.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI