Flash

Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi: Nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin marrëveshje me Bullgarinë, Shqipëria mund të nisë negociatat me BE e vetme

Lapsi.al 5 May 2021
Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi: Nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë. Mësohet se në orën 9.30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, Varhelyi ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit. Po ashtu, Komisioneri u shpreh nga Shkupi se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të shoqërojnë gjithë ditën e mërkurë. Reshje shiu të përkohshme do të ketë herë pas here thuajse në të gjith...

07:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI