Flash

Itali/ 24-vjeçari shqiptar nuk respektonte orën policore, kapet me drogë

Lapsi.al 4 May 2021
Itali/ 24-vjeçari shqiptar nuk respektonte orën policore, kapet me

Karabinierët në Venecia, të Italisë arrestuan një 24-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe shqiptari, me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona duke mos respektuar kështu orën policore.

Ditën e djeshme pasi e ndoqën shqiptarin gjatë gjithë ditës ata vendosën që ta arrestonin, por ai tentoi të arratisej.

Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të ngjitej mbi murin e një kantieri ndërtimit. Në këtë kantier ai e futi vetën në kurth, pasi punëtorët e ndërtimit ndihmuan në bllokimin dhe arrestimin e tij.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI