Flash

OBSH: Këtë javë jepet vlerësimi për vaksinat kineze

Lapsi.al 4 May 2021
OBSH: Këtë javë jepet vlerësimi për vaksinat kineze

Vaksina kineze Sinovac që përdoret edhe në Shqipëri për imunizimin masiv anti-Covid mund të marrë këtë javë rekomandimin për përdorim kundër pandemisë në gjithë globin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndihmës-drejtorja e përgjithshme e OBSH-së tha në një konferencë për shtyp se vlerësimet për vaksinat kineze Sinovac dhe Sinofarm që përdoret po ashtu në disa vende të kontinentit pritet të përmbyllen brenda pak ditësh.

Nëse OBSH e liston Sinovac-un mes vaksinave të rekomanduara prej saj, shtohen mundësitë që edhe shqiptarëve të cilëve u janë injektuar dozat e kësaj vaksine, të mund të përfitojnë nga lehtësimi i rregullave të udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në njoftimin e të hënës, Komisioni Europian la të hapur mundësinë që krahas listës së vaksinave të lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave EMA, të lejohet hyrja e për udhëtime turistike edhe e shtetasve jo-europianë që përfitojnë nga lëvizja pa viza, të cilët kanë marrë dozat e vaksinave të rekomanduara për përdorim nga OBSH.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI