Flash

Kosovë/ 498 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 8 viktima

Lapsi.al 17 April 2021
Kosovë/ 498 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shifra të larta të infektuarish me Covid dhe viktima janë shënuar nga Covid në Kosovë. Sipas raportit më të fundit nga Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se nga 2835 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 498 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73 vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 101,153 raste nga 496,611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,061 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e IKSHPK.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,609.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit”, thuhet  ndër të tjera në raport.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 101.153 raste nga 496.611 dhe kanë humbur jetën 2 061 persona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI