Flash

Rama tregon fantazitë në pubertet për Mimi Kodhelin: Ishte super kinge me flokë të gjata!

Lapsi.al 16 April 2021
Rama tregon fantazitë në pubertet për Mimi Kodhelin: Ishte super

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit që zhvilloi me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur edhe për njohjen e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli të cilën në fakt e ka vendosur në një vend jo fitues (nr.21), në listën për kandidatë deputetësh në kryeqytet.

Me këtë rast Rama tregoi se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj dhe e përshkroi atë si një vajzë kinge, e cila i ngjallte fantazi, kurse ai çfarë nuk bënte që ti binte në sy.

"Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini" - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI