Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Mungesat e justifikuara nuk shqetësojnë Maran: Uzuni e Laçi mbërrijnë vonë në grumbullim, por janë gati

Kombëtarja shqiptare ka hyrë zyrtarisht në fazën përgatitore për dy përballjet e fundit të UEFA Nations League, ku përballë do të ketë Finlandën dhe Bjellorusinë.

Lapsi.al 10 November 2026

Mungesat e justifikuara nuk shqetësojnë Maran: Uzuni e Laçi

Kombëtarja shqiptare ka hyrë zyrtarisht në fazën përgatitore për dy përballjet e fundit të UEFA Nations League, ku përballë do të ketë Finlandën dhe Bjellorusinë. Trajneri Rolando Maran ka nisur punën me pjesën më të madhe të kontingjentit, ndërsa grupi pritet të plotësohet gjatë orëve në vijim.

Grumbullimi në Tiranë, 25 futbollistë në dispozicion të Maranit

Kuqezinjtë kanë zhvilluar të hënën seancën e parë stërvitore në kuadër të këtij grumbullimi, duke nisur kështu përgatitjet për dy ndeshjet që do të mbyllin këtë edicion të kompeticionit europian. Sipas informacionit të bërë publik nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, në dispozicion të trajnerit Rolando Maran ishin 25 lojtarë.

Munguan, për çështje fluturimi, Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi. Sulmuesi dhe mesfushori megjithatë, kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në grumbullimin e Kombëtares dhe do të bashkohen skuadrës gjatë stërvitjes së sotme. Të dy lojtarët nuk kanë shqetësime fizike dhe do të zhvillojnë seancën stërvitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit me ngarkesë të plotë. Plotësimi i grupit do t'i japë stafit teknik mundësinë për të punuar me të gjithë kontingjentin në dispozicion, në funksion të dy takimeve të rëndësishme.

Maran përshtat ngarkesën fizike sipas minutave të aktivizimit

Seanca e parë nuk ka pasur të njëjtin program për të gjithë futbollistët. Stafi teknik ka zgjedhur ta ndajë skuadrën në dy grupe, duke marrë në konsideratë angazhimin e lojtarëve me klubet e tyre gjatë ditëve të fundit. Futbollistët që kishin qenë në fushë të dielën me skuadrat e tyre kanë zhvilluar një program rikuperimi, me synimin për të shmangur mbingarkesën fizike dhe për t'u dhënë kohën e nevojshme për t'u rikthyer në gjendjen optimale. Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit ka kryer një seancë të plotë stërvitore.

Kjo mënyrë organizimi i lejon stafit të menaxhojë më mirë gjendjen fizike të lojtarëve, veçanërisht në një periudhë kur futbollistët vijnë nga një kalendar i ngjeshur ndeshjesh me ekipet e tyre.

Përgatitjet vijojnë te “Shtëpia e Futbollit”

Programi i kombëtares do të vijojë edhe sot pasdite në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku pritet që puna të intensifikohet në prag të dy sfidave të fundit të Nations League. Për teknikun Maran dhe stafin e tij, këto ditë do të jenë të rëndësishme për të konsoliduar grupin, për të vlerësuar gjendjen e futbollistëve dhe për të përgatitur skuadrën në aspektin taktik.

Përballjet me Finlandën dhe Bjellorusinë përfaqësojnë dy mundësitë e fundit për kuqezinjtë në këtë edicion të UEFA Nations League. Objektivi është që Shqipëria të ruajë vendin e parë në grup, duke u paraqitur në nivelin më të mirë të mundshëm, për ta mbyllur kompeticionin me rezultate pozitive.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI