Flash

Skandali me të dhënat e qytetarëve/ ECPMF: Prokuroria i ushtron presion gazetarëve të Lapsi.al që të dorëzojnë databazën

Lapsi.al 16 April 2021
Skandali me të dhënat e qytetarëve/ ECPMF: Prokuroria i ushtron

 Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit ka reaguar pas thirrjes në SPAK  të dy drejtuesve të Lapsi.al, Armand Shkullakut dhe Andi Bushatit, për të deklaruar rreth skandalit të përdorjes së të dhënave të qytetarëve për qëllime elektorale nga qeveria.

“Më 14 Prill 2021, Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar urdhëroi gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku të dorëzonin një bazë të dhënash që përmbante informacione personale të më shumë se 910,000 votuesve në Shqipëri. Bushati dhe Shkullaku drejtojnë Lapsi.al, një media online në Shqipëri. Ata refuzuan të respektojnë urdhrin për shkak të shqetësimeve të tyre në lidhje me burimin e informacionit. Si rezultat i refuzimit të tyre, prokuroria mori në pyetje gazetarët”, shkruan ECPMF.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit shton se presionin e ushtruar nga prokuroria ndaj gazetarëve të Lapsi.al për të dorëzuar databazën e të dhënave pa urdhër gjyqësor, duke rrezikuar burimin e informacionit, e ka regjistruar në platformën Mapping Media Freedom.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI