Flash

Nderime në mbarë botën për Princin Philip

Lapsi.al 10 April 2021
Nderime në mbarë botën për Princin Philip

Përshëndetje me top për të nderuar Dukën e Edinburgut do të zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det. Goditjet me top do të mbahen në 41 raunde, 21 herë në nderim të ushtarakut të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore, në qytetet më të mëdha duke përfshirë Londrën, Edinburg, Cardiff dhe Belfast. Në përpjekje për të shmangur turmat dhe rrezikun për infektim nga pandemia Pallati Buckingham i ka kërkuar publikut të mos dërgojë buqeta me lule në përkujtim të Dukës, por në vend të saj ata mundet të lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve në faqen zyrtare të pallatit mbretëror.

Në katedralen në Abbey Westminster, këmbanat do të bien plot 99 herë në nder të çdo viti të jetës së Dukës. Mediat e huaja e kanë hapur faqen e tyre të parë me vdekjen e Princit Philip. Gazetat dhe revista të shumta i ka kan kushtuar artikuj të veçantë jetës së Dukës si dhe karrierrës duke shkruajtur se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Gazetat në të gjithë botën i kanë bërë jehonë vdekjes së Dukës së Edinburgut, Princit Philip. Shtypi britanik ka shkruar një sërë artikujsh të ndryshëm për jetën, karrierën dhe atë që la pas Duka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI