
Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar nga policia në zonën e liqenit të Çekrezës. Ai dyshohet se lëvizte i armatosur dhe posedonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën shtetasit Zyber Bami, 42 vjeç, një pistoletë me mulli, municionin përkatës, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Sipas policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.