Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

1000 euro për vezët e femrave! Zbulohet skema e paligjshme e klinikave të fertilizimit në Tiranë

Lapsi.al 10 November 2026

1000 euro për vezët e femrave! Zbulohet skema e paligjshme e klinikave

Klinika në Tiranë zhvillojnë aktivitetin e shitjes së vezëve femërore kundrejt pagesës.  

Fiks Fare zbulon se si funksionon rrjeti dhe si realizohet tregtia e paligjshme në klinika fertiliteti në Tiranë. Rrjetet sociale gjithmonë e më shumë përdoren për të reklamuar produkte shërbime apo për të shitur. 

Aktiviteti reklamohej në "Tik Tok",  në një faqe të quajtur EGG ( Vezët) ku vezët shiteshin kundrejt pagesës 1000 euro. 

Gjatë komunikimit me mesazhe, faqja në Tik Tok kërkoi të dhënat si emri, mosha, gjatësia , ngjyra e syve, pesha, grupi i gjakut, dhe mbi të gjitha theksoi se nevojitet pasja e aplikacionit Telegram. Pas bisedave të para, komunikimi zhvendoset në Telegram, ku kërkohet  data e fillimit dhe mbarimit të ciklit menstrual, dhe vendoset për pagesën prej 1000 euro për individët me pasaportë shqiptare. Në fund, thuhet se pagesa do të bëhet ditën e dhurimit, dhe do na kontaktohen nga koordinatorja e spitalit. 

Fill pas kësaj në telefonin e gazetares mbërrin një mesazh nga kordinatorja e Turkish International Hospital, e quajtur Lira. 
 
Fiks Fare shkoi në ambientet e spitalit, i cili ndodhet në zonën e bllokt. Koordinatorja shpjegon se fillimisht vajza do t'i nënshtrohet analizave si grupi i gjakut, entromentoza etj dhe një vizitë mjekësore gjinekologjike, ku do të vlerësohet nëse mund të bëhet dhurimi i vezëve. Ato duhet të jenë të shëndetshme pasi do të dhurohen për lindjen e një bebeje. Pagesa bëhet kesh nga spitali, pohon koordinatorja. 

Menjëherë pas kësaj gazetarja e Fiksit shkon të përballet me kordinatoren e Turkish International Hospital për ta pyetur për tregtinë që bëhet me shitjen e vezëve kundrejt pagesës.  

Zonja Lira mohon procedurën dhe justifikohet duke thënë "e kam pyetur vajzën si I beson Tik Tok” e më pas mbyllet në zyrë duke refuzuar të jap sqarime. 

Por a është vetëm Turkish International Hospital që kryen këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri? Fiks Fare shkoi edhe në një nga klinikat gjinekologjike më te njohura në Tiranë. Klinika Glozheni. Fillimisht një mjek pohon pagesën 1000 euro dhe se duhen ndjekur mjekimet e duhura. 

Gjatë vizitës mjekësore mjeku Elko Glozheni pohon se vajza fillimisht duhet ti nënshtrohet analizave për të parë nëse është në kushtet e duhura për këtë procedurë, e më pas e drejton gazetaren e Fiksit në laborator për të bërë analizën. 
Pas investigimit, Fiks Fare shkoi në klinikën Glozheni për tu përballur me mjekun Elko Glozheni. 
 
Ai deklaron se duhet të dalim jashtë më te mirë, që mos të çohet.

“Nuk shet njëri vezë”- pohoi doktori pa sqaruar se përse paguhen 1000 euro për dhurimin. 

Paratë mund të jenë një zgjidhje e shpejtë për vajzat që ndodhen në vështirësi financiare, por a janë të vetëdishme për atë çfarë u kërkohet për të përfituar këto para? 

Fiks Fare iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me procedurën e dhurimit të vezëve femërore kundrejt pagesës. 

Në përgjigjen e kthyer Ministria e Shëndetësisë sqaron se sipas nenit 6, pika 1 të ligjit 10454 të datës 21.07.2011 “Për transplantimin e indeve , të qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore për qëllim transplanti, ndalohet për përfitime financiare. 

Për rrjedhojë shitja-blerja e ovociteve femërore nuk lejohet në Republikën e Shqipërisë. 

Fiks Fare dokumentoi me zë dhe figurë, se si ky aktivitet I paligjshëm zhvillohet në zemër të Tiranës në klinikat më të njohura./Top Channel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI