Flash

Video/ Premier League - Anët e kundërta të Manchester: Aguero tregolësh, Mou tani rrezikon vërtetë

Lapsi.al 19 August 2018
Video/ Premier League - Anët e kundërta të Manchester: Aguero

Nuk mjaftojnë tentativat për të zbutur konfliktet, apo deklaratat se nuk ka asnjë krisje brenda dhomave të zhveshjes së United e se me shiritin e kapitenit për Paul Pogba gjërat u sheshuan. E diela e Manchester ka dy anë, ajo e errëta e Djajve të shkatërruar në shtëpinë e Brighton & Hove Albion dhe ajo spektakolare e Citizens të udhëhequr nga Sergio Aguero.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/b3/B3X2.mp4

Mourinho kishte probleme edhe për sa kohë po fitonte, por me 3-1 e marrë në një pjesë lojë, e të cilin nuk e ndryshoi dot deri në fund, pavarësisht 11 metërshit të shënuar nga Pogba në shtesë, gjërat janë më shumë se të komplikuara.

https://clips.clippit.tv/plrwgd/720.mp4

https://clips.clippit.tv/rypxgp/720.mp4

Portugezi rrezikon shumë tani, edhe pse provoi të "qepte" organikën, duke i dhënë fanellën e titullarit Martial, pas gjobës së klubit ndaj tij dhe shiritin e kapitenit për Pogba, në pritje të rikthimit të Valencias nga dëmtimi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0o/0On7.mp4

Performanca e United ishte larg të qenit ajo e një skuadre që synon titullin dhe stepja ndaj kampionëve në fuqi ka nisur. Mourinho kritikoi fushatën e blerjeve të klubit, por mungesa e fitores me Brighton ka tjetër prapaskenë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/20/2023.mp4

Krejt e kundërta në anën tjetër të qytetit ku Aguero mori topin në shtëpi dhe i lejoi City të arrijë pretendentët e tjerë në krye të klasifikimit. Skuadra e Guardiolës ka gjithë elementët për të qenë e lumtur, shënon me goleadë dhe pëson vetëm një gol në dy ndeshje rradhazi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/e6/E6X7.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ee/eEd2.mp4

Spanjolli, në krye të pankinës, ka marrë përgjigjet nga të gjithë, edhe David Silva, duke bërë që të mos ndjejë (të paktën për momentin) dëmtimin e Kevin De Bruyne, që do të mungojë edhe për 17 ndeshje të tjera.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0o/0O2j.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/og/OGdj.mp4

Interesant është fakti edhe i një kryesuesi të pamenduar në dy javët e para, sidomos pas shitjes së Richarlison. Ëatford imponohet edhe në transfertën e Burnley, duke marrë fitoren 1-3, që e mban me pikë të plota bashkë me Chelsea, Tottenham e Bournemouth

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/av/AvWk.mp4

NDESHJET

Burnley 1 - 3 Watford

Manchester City 6 - 1 Huddersfield Town

Brighton & Hove Albion 3 - 2 Manchester United

KLASIFIKIMI

1 Manchester City 6

2 Chelsea 6

3 Watford 6

4 Tottenham Hotspur 6

5 AFC Bournemouth 6

6 Everton 4

7 Liverpool 3

8 Crystal Palace 3

9 Leicester City 3

10 Manchester United 3

11 Brighton & Hove Albion 3

12 Newcastle United 1

12 Southampton 1

14 Wolverhampton Wanderers 1

15 Burnley 1

16 Cardiff City 1

17 Arsenal 0

18 Fulham 0

19 west Ham United 0

20 Huddersfield Town 0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI