Flash

FOTO/ Real Madrid bëhet viktimë: Griezman tallet me Ramos, rrjeti ironizon mungesën e CR7

Lapsi.al 16 August 2018
FOTO/ Real Madrid bëhet viktimë: Griezman tallet me Ramos, rrjeti
Pas tre Champions League rradhazi nuk e kishte menduar REal Madrid se do të ishte në qendër të ironive. Nuk mjaftoi që ngriti lart Superkupën me fitoren në derbin e Madridit, por Antoine Griezmann është bërë protagonist në Instagram në një tallje të vecantë ndaj kapitenit të Real, Sergio Ramos. Le Petit Diable, i freskët nga tre trofe të fituara në 91 ditë (Europa League, Botëror e Superkupë) ka publikuar një vizatim në të cilën kapiteni i Los blancos e kurorëzon si Mbret. Me fitoren ndaj merengues, Grizou e të tjerët thyen mallkimin që i shihte gjithnjë humbës përballë Real Madrid në 4 sfidat e fundit europiane. Sulmuesi francez në këtë rast u tall me festimin e njohur të Ramos në 2017, ku kapiteni pozonte me trofetë e fituar së fundmi nga merengues. Nuk mjafton kaq, sepse rrjetet sociale nuk e kanë falur dështimin e madh të Real pikërisht në finalen e parë pa Cristiano Ronaldon. Një ditë më parë Ramos kishte deklaruar se merengues nuk do ta ndalnin të fituari trofe vetëm sepse u largua portugezi, por në fakt nga shtëpia CR7 ka parë triumfin e Atletikos, që më në fund arriti të thyente dominimin e Real.

Të këshilluara

Video/ Koke vret ndeshjen me golin e katërt

Dorëzohet Real Madrid në kohët shtesë. Vetëm 5 minuta pas avantazhit, Koke mbyll llogaritë me golin e katërt në minutën e 104. mesfushori i con shifrat në 4-2, ...

23:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI