Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Courtois fton në Madrid Hazard dhe i kërkon falje tifozëve për këngën anti-Real

Lapsi.al 9 August 2018
Courtois fton në Madrid Hazard dhe i kërkon falje tifozëve
Thibaut Courtois puthi fanellën e Real Madrid gjatë prezantimit në Santiagfo Bernabeu dhe më pas i kushtoi vëmendje Eden Hazard, të cilin e ftoi një ditë të bashkohet me të në Madrid. 'Ai është shumë i lumtur që arrita këtu, sepse e dinte që ishte ëndërra ime,' tha portieri duke zbuluar edhe se Hazard e telefonoi për ta përgëzuar. 'Ai është një lojtar i madh dhe nëse do të vinte këtu një ditë do të ishte fantastike.' Një falenderim për Chelsea nuk mund të mungonte: 'Dua ti them faleminderit për vitet që kalova aty. Ishte objektivi im të fitoja Premier League dhe e fitova dy herë kështu që jam i lumtur për këtë. Thjesht kisha nevojë për një sfidë të re.' Courtois i kërkoi falje tifozëve të Real Madrid për një këngë që kishte kënduar për merengues kur luante për Atletico Madrid. I pyetur për këngën anti-Real të kënduar gjatë festimeve të Atletico Madrid për fitoren e Copa del Rey kundër skuadrës së Jose Mourinhos në 2013, belgu u përgjigj: ‘Kam kërkuar e kërkoj ndjesë përsëri. Është dicka nga ato që mund ta bësh kur je i ri. Isha gati fëmijë në aventurën e parë në Madrid. Tani jam i pjekur. Kam fituar dy tituj me Chelsea dhe me ka ndihmuar të rritem.’

Të këshilluara

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe em...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI