Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Atleti Izmir Smajlaj: Kampionati Europian u manipulua, rezultatet m'i dhanë gabim

Lapsi.al 9 August 2018
Atleti Izmir Smajlaj: Kampionati Europian u manipulua, rezultatet m'i

Shpërthen Izmir Smajlaj. Atleti Olimpik hedh akuza për manipulime në rezultat në Kampionatin Europian që u mbajt në Berlin.

Në një postim në Facebook ai publikon dhe videon ku e mbështet akuzën e tij.

"Te nderuar miq, Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat. Mund te shikoni videon për të parë të vërteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qenë të vërteta asnjë prej tyre. Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte për të gjithë, më dëmtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më demtoj moralisht që të isha ne zonen e medaljeve këtë vit."

https://www.facebook.com/izmir.smajlaj2/videos/1097158780437227/

Atleti shkodran thotë se bashkë me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kanë denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si ne IAAF, dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura"

Izmir Smajlaj nuk arriti të largohet me medaljen e Kampionati Europian i Atletikës, pasi u rendit i 10-ti në finalen e madhe. Në garën finale të kësaj të mërkure (8 gusht), pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë.

Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash. Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra. Miltiadis Tentoglou është kampioni i ri i Europës në këtë disiplinë, pasi kërceu 8.25 metra, duke lënë pas gjermanin Fabian Heinle me 8.13 dhe ukrainasin Serhii Nykyforov.

Të këshilluara

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe em...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI