Flash

Thirrja "vikinge" e Islandës për të thyer Nigerinë

Lapsi.al 22 June 2018
Thirrja "vikinge" e Islandës për të thyer Nigerinë

Një barazim me Argjentinën në debutim. Një pikë në renditje dhe një ndeshje për të luajtur kundër Nigerisë, me ndërgjegjësimin se humbja e Messit dhe të tjerëve një ditë më parë, i ka krijuar shansin e jetës për ti shkuar pranë kualifikimit në 1/8 e finaleve. Me këtë frymë, Islanda do të bëjë betejën e saj në Volvograd Arena për Grupin D si vikingë të vërtetë.

Precedenti favorizon ishullorët...

Nigeria dhe Islanda kujtimin e vetëm mes tyre kanë gushtin e vitit 1981, por 3-0 e atëhershme e ishullorëve mund të pasohet nga suksesi në një Botëror, me skuadrën e Hallgrimsson që zbret tashmë si favorite, pavarësisht se është në turneun e parë. Skandinavët kanë humbur vetëm 5 nga 26 ndeshjet e tyre në kompeticione, duke fituar 14, që është tregues i qartë për kërcënimin viking. 1-1 i rrëmbyer përballë Messit dhe të tjerëve është pikë morali, sepse përvec faktit që Islanda është eksperte e barazimeve - e treta rradhazi - ky rezultat erdhi përballë nënkampionëve të botës.

Nigeria, zhgënjimi i madh afrikan

Me një organizim të dobët në mbrojtje dhe asnjë plan për të dalë përpara, Nigeria u duk më tepër një skuadër individuale se kolektive. Shumë pak rezistencë për afrikano-perëndimorët dhe një performancë për tu harruar për skuadrën e Gernot Rohr në debutim: me shumë mundësi Nigeria është një nga zhgënjimet e mëdha të fillimit të turneut. Afrikanët kanë humbur tre ndeshjet e fundit në Kupën e Botës dhe kjo është ecuria e tyre më e keqe që kur kishin marrë 4 në seri nga 1998 deri në 2002, por sigurisht që kanë kualitet në skuadër dhe Wilfred Ndidi është lojtari fondamental për skuadrën e Super Shqiponjave.

Të këshilluara

FOTO/ Shtypi kryqëzon Argjentinën: "Turp"

Shtypi argjentinas, e jo vetëm, fundos Albicelesten pas disfatës më Kroacinë, duke kujtuar se ky është një Botëror që rrezikon të përfundojë keq. "Një katas...

23:02

Grupi D: Nis takimi Argjentinë-Kroaci

Argjentinë-Kroaci është supersfida e kësaj mbrëmje. Kroacia është imponuar 2-0 përballë Nigerisë në ndeshjen e parë dhe renditet e para në Grupin D. Nga ana tje...

19:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI