Flash

Video/ Franca e treta e kualifikuar në Rusi 2018 - Mbappe fundos Perunë

Lapsi.al 21 June 2018
Video/ Franca e treta e kualifikuar në Rusi 2018 - Mbappe fundos

Franca bëhet skuadra e tretë e kualifikuar në 1/8 e finaleve, pas Rusisë dhe Uruguajit, pas fitores së vuajtur 1-0 kundër Perusë. Në Ekaterinburg Arena, Gjelat imponohen me një gol të Kylian Mbappe. Ndryshimi taktik i Deschamps me Giroud në vijën e parë të sulmit e me Mbappe Griezmann e Matuidi pas shpinës së tij, nuk e prishi ekuilibrin e Perusë, që shkoi pranë golit me Guerreron, por u dorëzua në një gabim difensiv që lejoi Mbappe të kalonte Francën në avantazh në minutën e 34.

Gjithësesi Franca bëri pak, shumë më pak se ndeshjen ku nuk i munguan kritikat kundër Australisë në debutimin në Rusi 2018. Spostimi më pas në mesfushë, i hoqi rrezikshmërinë Paul Pogba dhe rrejdhimisht Franca kërkoi shfrytëzimin e momentit dhe jo ide në një lojë ku Peruja provoi me të gjitha mënyrat të mos dilte nga Botërori.

56 % zotërimi i topit nga amerikano latinët, që tregon se si një skuadër me kualitete të mëdha si Les Blues lejuan kundërshtarin të vinte në kufijtë e zonës së portës së Lloris. Kapiteni francez ka shpëtuar rezultatin ndaj Guerreros, por ka qenë më fat që 6 tentativa të peruanëve nuk gjetën kuadratin.

Franca pa shkëlqyer ka fituar dy ndeshjet e parë në Grupin C dhe është në kuotën e 6 pikëve, që vlen kualifikimin, në një grup ku Danimarka ka 4 pikë, Australia 1, ndërsa Peruja pozicionohet e fundit me dy humbje.

https://clips.clippit.tv/kaqwvx/720.mp4

Të këshilluara

Video/ Franca ndëshkon Perunë me Mbappe

Franca në avantazh përballë Perusë, në momentin më pak të pritshëm. Mbappe ka shënuar në minutën e 34, duke ndjekur mirë aksionin e Giroud. https://clips.cl...

17:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI