Flash

Panucci bën prapakthehu, çfarë ndodhi në stërvitjen e së premtes

Lapsi.al 1 June 2018
Panucci bën prapakthehu, çfarë ndodhi në stërvitjen e

Trajneri i kombëtares së futbollit, Christian Panucci vendos të mos eksperimentojë me ekipin në ndeshjen miqësore me Ukrainën të dielën në Evian të Francës. Pas zhgënjimit në përballjen me Kosovën, tekniku italian ka bërë hapa prapa, duke vendosur në formacion lojtarët me më shumë eksperiencë.

Në stërvitjen e së premtes paradite italiani ka rreshtuar një formacion të ngjashëm me atë që përdorte De Biasi me 4 mbrojtës në vijë të drejtë, një të lirë para tyre, 4 mesfushorë dhe 1 sulmues. (4-1-4-1).

Në portë konfirmohet Etrit Berisha. Në të djathtë të mbrojtjes mbetet si gjithnjë Elseid Hysaj. Në të majtë në vend të Ansi Agollit që mesa duket po largohet nga Kombëtarja është provuar Frederik Veseli. Në qendër të mbrojtjes rikthehen Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti.

Përpara mbrojtjes pritet ta nisë nga fillimi Sabien Lilaj, që shihet si ekuilibrist mes reparteve. Në të djathtë të mesfushës rikthehet Odise Roshi ndërsa në majtë Ermir Lenjani. Në qendër të mesfushës janë provuar Emanuele Ndoji dhe Ylber Ramadani.

Në sulm është provuar Rei Manaj në vend të Sokol Cikalleshit. Kjo skemë përdorej shpesh nga De Biasi pasi jep më shumë siguri në mbrojtje, ka forca të shtuara në mesfushë të cilat mund të ndihmojnë sulmin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI