Flash

Shokon kampionia shqiptare: Duhet të ndeshem me një serbe dhe të humb

Lapsi.al 6 January 2018
Shokon kampionia shqiptare: Duhet të ndeshem me një serbe dhe të

Majlinda Kelmendi, kampione e Botës dhe Olimpike në xhudo ka shokuar opinionin publik me një koment që ka bërë në rrjetet sociale. Ajo ka denoncuar një fakt shumë të rëndë duke u shprehur se i kanë kanë organizuar një ndeshje me një xhudiste serbe, por takimi është e trukuar dhe ajo duhet të humbasë. E gjithë kjo, sipas saj me qëllime politike nga zyrtarët e Federatës së Kosovës.

“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe” – shkruan Kelmendi. Ajo u kërkon mbështetje tifozëve që të mos e lejojnë një gjë të tillë.

Trajneri Driton Kuka ka reaguar menjëherë përmes një postim në Facebook, duke thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.

“Majlinda s’ka facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, - ka shkruar Driton Kuka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI