Flash

E BUJSHME/ Ronaldo ultimatum Realit: Ose më paguani sa Messi, ose largohem!

Lapsi.al 4 January 2018
E BUJSHME/ Ronaldo ultimatum Realit: Ose më paguani sa Messi, ose largohem!

Champions, Topa të Artë, tani edhe para. Cristiano Ronaldo duket i dënuar për të qenë një rival i përjetshëm i Lionel Messi. Pasi e ka barazuar atë në trofetë e fituar kërkon ta barazojë edhe në portofol. Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja “Marca” portugezi e firmosi vetëm pak kohë më parë rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 me Real Madrid.

Në letra u firmos një pagë që kaloi nga 21 në 23 milionë euro sezon. Pas kësaj ai fitoi një Top të Artë dhe Botërorin e Klubeve ku ai shënoi edhe një gol. Por gjatë kësaj kohe u firmosën edhe kontrata të tjera të bujshme si ajo e Neymar. Gjithsesi firma që hodhi Lionel Messi te Barcelona i ka djegur më shumë portugezit.

Braziliani merr 30 milionë te PSG ndërsa argjentinasi fiton 45 milionë nga katalansit, gati dyfishin e sulmuesit të Real Madrid. Dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak atij. Marca shkruan se Ronaldo e ka vënë skuadrën nën presion duke i kërkuar ose pagën e Messit, ose ai do tu thotë “mirupafshim”. Mbetet për të parë çfarë do të bëjë presidenti Florentino Perez që nuk i ka qejf ultimatumet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI