Flash

104 ditë në shesh/ Të shtunën pritet pjesëmarrje masive nga diaspora

Lapsi.al 11 September 2026

Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, u stacionuan para Kryeministrisë dhe më pas vijuan drejt Ambasadës së Malit të Zi, në shenjë proteste për ndalimin e autokolonës me shqiptarë të diasporës në Nikshiq.

Gjatë protestës u dëgjuan një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkuan edhe arrestimin e Ramës dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në përfundim të tubimit, protestuesit e mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vijimin e protestave.

Ndërkohë, vëmendja zhvendoset te dita e shtunë, kur pritet zhvillimi i një tubimi kombëtar, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI