Flash

Rama tregon pse e mbrojti Ballukun: SPAK shkeli vijën e kuqe 

Lapsi.al 11 September 2026

Kryeministri Edi Rama foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe kërkesën e SPAK për pezullimin e saj nga detyra, duke e cilësuar masën “absurde” dhe të paprecedentë. Në intervistën për Rudina Xhungën, Rama tha se në këtë rast nuk u sfidua ai personalisht, por Kushtetuta dhe ndarja e pushteteve. Sipas tij, nëse prokurorëve do t’u jepej e drejta të pezullonin ministrat, do të cenohej sistemi që po ndërtohet.

“Në rastin e Belinda Ballukut u faturua shumë keq një gjë tjetër që nuk kishte lidhje me të. U prodhua një masë absurde, e pandodhur në historinë e botës: pezullimi i ministrit nga detyra. Prokurori dhe gjykatësi u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, Parlamentin, Presidentin.

Nuk u sfidova unë. U sfidua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe u sfidua një pushtet i pavarur. Ata janë pushtet i pavarur dhe ne jemi pushtet i pavarur. Çfarë do të thotë? Ne nuk jemi të pavarur nga ligji, ne zbatojmë ligjin. Ata janë atje të pavarur nga ne që të kontrollojnë zbatueshmërinë e ligjit në raport me interesin publik. Por ata nuk janë të pavarur që të vendosin për ne. Ata janë të pavarur për të vendosur sanksione penale për ne në rastin nëse ne shkelim ligjin. Aty është vija e kuqe e pushteteve.

Nëse do t’u jepej prokurorëve e drejta të pezullonin ministrat, do të orvatej SPAK-u, do të prishej gjithë ajo që po mundohemi të ndërtojmë. SPAK-u hyri në territorin tim si kryeministër dhe në territorin tonë si shumicë parlamentare që ka votuar qeverinë dhe në territorin e Presidentit që ka dekretuar ministrat. Pra nuk ka lidhje me personin. Çdo ministër, nëse do të pezullohej, unë do të mbaja po atë qëndrim” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI