Flash

Vrasja në Sarandë/ Hita mbledh krerët e policisë, dronë në ajër për autorët

Lapsi.al 20 September 2026

Kur në të gjitha ekranet informative pulsonte “lajmi i fundit” për ekzekutimin mafioz të një 44-vjeçari në Sarandë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit ishin “LIVE” këtë të diel nga aeroporti i Rinasit ku u kërkonin efektivëve të policisë të silleshin mirë me turistët e huaj.  

Përveç personit që humbi jetën, një kalimtar i rastit u godit nga plumbat duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua më pas me helikopter në Tiranë për një mjekim më të specializuar. 

Kur u pa se situata po rëndohej, kreu i policisë së shtetit vendosi diku nga dreka të shkojë vetë në Sarandë. Mblodhi drejtuesit e policisë së Sarandës të cilëve u kërkoi zbardhjen e ngjarjes. 

Policia thotë se po ushtrohen kontrolle edhe nëpërmjet dronëve në territore të ndryshme në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI