Flash

Vrasja e ushtarakut në Korçë/ Policia identifikon autorin

Lapsi.al 8 August 2026

Vrasja Korce.JPG
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Pas identifikimit të autorit, strukturat e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në terren me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe zonat përreth për të parandaluar largimin e të dyshuarit. Në kuadër të hetimit, Policia po mbledh dhe sekuestron kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonën ku ndodhi krimi, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas vrasjes. Pamjet pritet të jenë prova të rëndësishme për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën, i cili nuk ishte banor i lagjes, dhe e ka kapur brenda një pallati ku i riu kishte tentuar të fshihej. Më pas, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. Forcat e Policisë po vijojnë kontrollet intensive, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetuesit po punojnë gjithashtu për përcaktimin e motivit të vrasjes dhe nëse autori dhe viktima kishin pasur më herët konflikte apo përplasje.


1f0f9ae1-2f16-48c4-8911-96ccc8669c1b.jpg

Në foto viktima, Joan Zuko

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI