Flash

34-vjeçarja arrestohet në Rinas dhe dërgohet në burg me foshnjën 7-muajshe për dhunë në familje

Lapsi.al 22 July 2026

Një 34-vjeçare është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, menjëherë pas mbërritjes nga Gjermania, për të ekzekutuar një dënim me 2 muaj burg të dhënë në mungesë për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit. Arrestimi u shoqërua me vështirësi për shkak të tre fëmijëve të mitur që ndodheshin me të, njëri prej të cilëve vetëm 7 muajsh, ndërsa dy të tjerët 2 dhe 4 vjeç. Sipas burimeve, 34-vjeçarja kërkoi që fëmijët të qëndronin me të, duke deklaruar se nuk kishte kujt t’ua linte.

Pas procedurave, autoritetet vendosën që gruaja të dërgohej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, ndërsa foshnja 7-muajshe mbeti me të. Fëmija 2-vjeçar pritet t’i bashkohet nënës në institucion gjatë ditës së nesërme, ndërsa për fëmijën tjetër janë marrë masa për kujdesin e tij nga familjarët. Dënimi prej 2 muajsh përfshihet në ligjin e amnistisë, por autoritetet kanë vlerësuar se 34-vjeçarja i ishte shmangur ekzekutimit të vendimit, ndaj urdhri i arrestit u zbatua pas kthimit të saj në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI