Flash

Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë

Lapsi.al 15 June 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se SHBA-të do të përqendrohen në Ukrainë pas marrëveshjes me Iranin. Sipas mediave të huaja, Trump dhe Macron patën një bashkëbisedim të shkurtër me median përpara takimit të tyre dypalësh.

Gjatë fjalës së tij hyrëse, presidenti amerikan përshëndeti marrëveshjen kornizë me Iranin dhe tha se, si rezultat i kësaj, administrata e tij do ta kthejë fokusin diplomatik përsëri te lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të kanë ngecur që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Trump foli veçmas me Presidentin ukrainas Volodymyr  Zelenskyy dhe Presidentin rus Vladimir Putin të dielën.

“Patëm një bisedë shumë të mirë dje me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin, dhe shoh se ndoshta mund të bëjmë diçka, me të vërtetë e mendoj. Mendoj se të dy janë të hapur për këtë. Pra, tani që kjo ka mbaruar, ne do të përqendrohemi në këtë dhe do të shohim nëse mund ta përfundojmë atë.”, tha Trump pranë Macron.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI