Flash

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

Lapsi.al 12 June 2026

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas një telefonate anonime për vendosjen e një bombe në tragetin Blue Star 2, i cili ishte nisur nga porti i Pireut me destinacion ishujt e Cikladeve dhe Dodekanezit.

 
Sipas informacioneve, telefonata është bërë në Autoritetin Portual të Pireut, ndërsa anija ka devijuar dhe ka mbërritur urgjentisht në portin e Lavrios për t’iu nënshtruar kontrolleve nga ekspertët e çminimit të Rojës Bregdetare dhe një qen i specializuar për zbulimin e lëndëve shpërthyese.

 
Në portin e Lavrios janë nisur gjithashtu ekipe të zjarrfikësve dhe të shërbimit të urgjencës EKAB, ndërsa operacioni i kontrollit vijon.

Në bord ndodhen 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit, gjithsej 1.050 persona. Trageti kryen itinerarin Pire – Siros – Patmos – Leros – Kalymnos – Kos – Rodos.

Deri tani nuk ka të dhëna për origjinën e kërcënimit, ndërsa autoritetet greke po hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI