Flash

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori ekzekutohet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lapsi.al 24 May 2026

Një i ri i armatosur humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një përplasjeje me armë me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpia e Bardhë në Uashington, raportojnë mediat amerikane. Sipas autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, autori i dyshuar është identifikuar si Nasire Best, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me precedentë të lidhur me probleme të shëndetit mendor. 

Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, kur i riu dyshohet se nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr pranë perimetrit të sigurisë. Agjentët federalë reaguan menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe duke e plagosur rëndë 21-vjeçarin, i cili ndërroi jetë më vonë në spital. 

Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një kalimtar, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore. Nga përplasja nuk pati të lënduar mes efektivëve të Shërbimit Sekret.

Burime pranë hetimeve i thanë CBS se Nasire Best kishte tentuar edhe më parë t’i afrohej Shtëpisë së Bardhë. Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar nga agjentët federalë pranë rezidencës presidenciale dhe më pas ishte dërguar për trajtim në një institucion psikiatrik.

Sipas të njëjtave burime, i riu jetonte prej afro një viti e gjysmë në Uashington dhe gjatë sulmit përdori një revolver.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI