
Ka nisur grumbullimi i studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku për këtë të martë, është thirrur një protestë kombëtare në orën 14:00. Pranë godinës së Ministrisë së Arsimit shihet prania e forcave të policisë, si dhe një autobot me ujë, ndërsa të rinjtë kanë paralajmëruar se do të protestojnë kundër problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
Përmes një thirrjeje publike, organizatorët u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, si dhe qytetarëve të tjerë, t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre.
Thirrja për protestë është bërë publike edhe përmes një pankarte, ku të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj problemeve dhe mungesës së reagimit institucional. “Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e organizatorëve.