Flash

Skandal/ Rreshteri i Ramës, Taulant Balla tenton t’i ndërhyjë agjencisë Reuters

Lapsi.al 11 June 2026

Taulant Balla ka pranuar me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skandal; kërkesën për t'iu imponuar agjencisë Reuters pwr transmetimin protestës së të rinjve në Tiranë. Balla tha se i kishte kërkuar drejtuesit të Reuters për Ballkanin që të lëvizte kamerën gjatë protestës, pasi siç dukej nuk i kishte pëlqyer ajo që shihte në ekran.

Fakti që Balla, guxon t'i imponohet një prej agjencive më të mëdha në botë është shprehje jo vetëm e arrogancës së pushtetit por edhe e shqetësimit që protesta ka krijuar në radhët e qeverisë.

Prej 11 ditësh Shqipëria ka marrë vëmëndjen e mediave më të mëdha botërore ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj janë derdhur në rrugë për atë që nisi si kundërshtim të dhunës në Zvërnec, por u shndërrua shpejt në një revoltë kundër qeverisë.

Pikërisht për këto arsye, pasi i kanë mbyllur gojën televizioneve vendase, socialistët tashmë janë të irrituar me transmetimet e panumërta të protestës në mediat më prestigjioze të botës ndaj dhe Balla, si rreshter i Ramës pranon të keqpërdoret duke u përpjekur t'i imponohet Reuters.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI