Flash

Shtypja me forcë e protestës në Tiranë, Rama çon Demon për "specializim" në Itali

Lapsi.al 23 October 2026

Shtypja me forcë e protestës në Tiranë, Rama çon

Edi Rama ka nisur në Itali Ministrin e tij të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për të mësuar taktika të reja se si të shtypë me dhunë dhe masa represive protestat e të rinjve në Tiranë.

Në një video-mesazh, ministri që qëndron pas dhunës barbare të policisë ndaj studentëve rrugëve të Tiranës këto 10 ditë, thotë se po shqyrton përvojat e vendeve europiane për të parandaluar dhunën. 

“Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Italia ka ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ashtu si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ne po i shqyrtojmë me vëmendje këto përvoja për të forcuar instrumentat ligjorë dhe kapacitetet tona institucionale. Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë.

Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private”, thotë Ervin Demo. 

Në fakt sjellja e Ministrit të Punëve të Brendshme gjatë protestave ishte e cuditshme. Herë doli dhe sulmoi policinë për dhunën, pastaj u fsheh disa ditë duke mos bërë asnjë deklaratë e duke mos mbajtur asnjë qëndrim. Në një moment tjetër doli me deklaratë të shkruar nga Edi Rama.

Pati zëra për një përplasje të tij me kryeministrin për keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga protestat e të rinjve.

Policia e Shtetit degradoi përgjatë këtyre protestave në një milici që dhunonte barbarisht të rinjtë rrugëve të kryeqytetit. Fytyra e vërtetë e dhunës më shumë sesa ata policë është në fakt Edi Rama dhe Ervin Demo. Të rinjtë dhe qytetatët e Tiranës nuk duhet ta harrojnë këtë fakt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI