Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Plagosen me thikë tre 16-vjeçarë në Krumë, dy dërgohen në Prizren

Lapsi.al 23 October 2026

Plagosen me thikë tre 16-vjeçarë në Krumë, dy

Tre adoleshentë, 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti në Krumë të Hasit.

Ngjarja ndodhi vetëm 13 metra larg portës së gjimnazit “Skënderbeu”, ku të rinjtë janë nxënës. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Prizren për trajtim mjekësor më të specializuar, ndërsa Policia ka shoqëruar dy bashkëmoshatarë të tyre lidhur me ngjarjen.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, konflikti ndodhi rreth orës 13:35 të datës 23 tetor, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. I dyshuar për plagosjen është një 16-vjeçar me inicialet A. G., i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të miturit.

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pas një kontakti me parakrah mes të rinjve, për t’u përshkallëzuar fillimisht në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës.

Tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit. Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, dy prej tyre janë dërguar në Prizren. Për momentin, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas ngjarjes, Policia ka kapur dhe shoqëruar 16-vjeçarin e dyshuar për plagosjen, si dhe një tjetër 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i tij. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe mjeti prerës që dyshohet se është përdorur në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI