Flash

BE e kënaqur me kthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Speciale

Lapsi.al 23 October 2026

BE e kënaqur me kthimin në Kuvend të Ligjit për

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke shtuar se pret të konsultohet nëse diskutimet për të rinisin në Kuvend.

“BE-ja vazhdimisht ka shprehur shqetësim të thellë për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si para ashtu edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Shiroka Pula e ktheu në rishqyrtim ligjin më 22 tetor me kërkesën e vetë nismëtares së ligjit, Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në frymën e letërkëmbimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, përcakton modalitete të konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, presim që BE-ja të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend”, tha zëdhënësi i BE-së.

Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara.

Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale.

Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Më 22 tetor, PDK-ja njoftoi se i kishte kërkuar presidentes që ta kthente ligjin në Kuvend për rishqyrtim, duke argumentuar se ky proces synon plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit.

“Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, tha PDK-ja përmes një njoftimi për media.

Partia më e madhe opozitare në Kosovë tha se rishqyrtimi i ligjit duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes në fuqi të të njëjtit. PDK-ja tha se pret që brenda katër javësh të rishqyrtohet ligji dhe të hyjë në fuqi.

Rikthimi i ligjit në Kuvend është kritikuar nga Aleanca, e cila e mbështeti të njëjtin. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, ndonëse e kishte votuar të njëjtin, pas votimit zyrtarë partiakë shprehën skepticizmin se i njëjti do të prodhojë rezultatet e pritura.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës u bënë pas 21 ditësh protesta, ku u kundërshtua aktgjykimi dënues në shkallë të parë për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshimet në ligj ndër të tjera parashohin ngushtim të juridikisionit të mandatit të Gjykatës, dënime deri në 15 vjet burgim, që shkalla e Supremes të zhvillohet në Kosovë dhe që të dënuarit të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Pas miratimit të ligjit mbrëmjen e 6 tetorit, komuniteti evropian ngriti shqetësime lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ekspertët juridikë, ndërkaq, kanë paralajmëruar më herët se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Dhomat e Specializuara kanë thënë se nuk janë konsultuar për nismën. Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se gjykata ka mandat të përcaktuar në bazë të këmbimit të letrave, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ajo përmes një video-mesazhi ka argumentuar se Gjykata Speciale garanton procese të pavarura dhe të paanshme në shërbim, siç ka thënë ajo, të drejtësisë. Ky deklarim i saj është përballur me kritika në Kosovë.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI