
Pallati pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku shpërthimi i fuqishëm i dyshuar nga një bombol gazi shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur, do të shembet. Godina është shpallur e pabanueshme dhe paraqet rrezik për sigurinë e banorëve, pasi shpërthimi ka shkaktuar dëme të rënda strukturore, jo vetëm në pjesën e shkatërruar, por edhe në pjesën tjetër të ndërtesës.