Flash

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe Ministrit të Drejtësisë

Lapsi.al 5 November 2026

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj

Prokuroria Publike e Serbisë për Krimin e Organizuar njoftoi sot, më 5 nëntor, se ka regjistruar dy çështje pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Ninić, të cilat lidhen me dyshime për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet e prokurorisë janë ndërmarrë në zbatim të udhëzimit të përgjithshëm të detyrueshëm të Prokurorisë së Lartë Publike, të datës 20 tetor 2026, që përcakton mënyrën e veprimit të prokurorëve gjatë procedurave paraprake hetimore dhe penale për veprat që cenojnë të drejtat zgjedhore.


Sipas mediave serbe, çështja e parë lidhet me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orlić, si dhe disa punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Ata janë kallëzuar për dyshime mbi shpërdorim të detyrës zyrtare, shkelje të së drejtës së votës dhe detyrim me forcë.

Më 4 nëntor, Prokuroria për Krimin e Organizuar i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Brendshme, konkretisht Shërbimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar (SBPOK), për të verifikuar pretendimet e kallëzimit penal, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të marrë në pyetje personat e kallëzuar.

Kallëzimi i dytë penal përfshin ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujić, drejtorin e Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mile Jandrić, këshilltaren speciale të ministrit të Drejtësisë, Milica Radonjić, si dhe më shumë se 60 persona të tjerë të identifikuar me emër.

 
Mes personave të kallëzuar janë drejtues të disa institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe burgjeve të rretheve, si dhe punonjës të këtyre institucioneve.

Kallëzimi përfshin gjithashtu funksionarë të lartë të paidentifikuar, përfaqësues dhe aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Ata dyshohen për organizim të një grupi me qëllim kryerjen e veprave penale, shpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin, mbledhje të paautorizuar të të dhënave personale, neglizhencë në ushtrimin e detyrës, si dhe diskriminim racor dhe forma të tjera diskriminimi.

Edhe në këtë rast, më 4 nëntor, Prokuroria për Krimin e Organizuar i ka kërkuar SBPOK-ut të kryejë veprimet e nevojshme policore për të verifikuar pretendimet e ngritura në kallëzimin penal.

Policisë i është kërkuar të mbledhë informacion nga të gjithë personat e kallëzuar, por edhe nga persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjet e përshkruara në kallëzim.

Deri më tani, prokuroria nuk ka bërë publike detaje të mëtejshme mbi pretendimet konkrete të kallëzimeve penale dhe as nëse personat e përfshirë janë marrë në pyetje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI